Maqedoni: Pako e katërt ekonomike, opozita dorëzoi 188 amendamente

Maqedonia

Maqedoni: Pako e katërt ekonomike, opozita dorëzoi 188 amendamente

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 19:04
Foto Ilustrim

Para sallës gjysmë të zbrazur po zhvillohet debati për rebalancin e Buxhetit për vitin 2020, prej të cilit varet fillimi i realizimit të pakos së re të masave. Ndryshimet e Buxhetit janë krijuar në atë mënyrë që të ardhurat janë mbi 3 miliardë euro, ndërsa të dalat rreth 4 miliardë euro. Debati i ashpër mes pushtetit dhe opozitës vazhdoi. Deputetët e opozitës me kritika se ky rebalanc është keq i konceptuar dhe nuk do të japë rezultatet e dëshiruara.

“Nga mjetet e projektuara për pakon e tretë kemi realizim prej 33% nga mjetet e përgjithshme, apo rreth 550 milion euro qa sa janë planifikuar që tu kthehen qytetarëve dhe ekonomisë, janë realizuar 180-190 milion euro. Kështu do të jetë edhe pakoja e katërt e masave për shkak se në pjesën më të madhe të masave keni disa gjëra të fshehta, të cilat më pas dalin dhe nuk mund t’i realizojë ekonomia të gjithë mjetet apo masat e planifikuara”, tha deputeti i OBRM-PDuKM-së, Nikolla Micevski.

Nga shumica parlamentare kërkojnë që opozita të mbështes rebalancin e Buxhetit i cili, siç thonë, do të kontribuojë në përballjen me pasojat ekonomike nga virusi korona.

“470 milion euro është pakoja e katër e masave anti krizë për ndihmën e qytetarëve dhe ekonomisë. Prej tyre 70 milion euro do të orientohen për mbështetjen e 83 mijë vende pune dhe subvencionohen gjithsej 250 mijë paga për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor”, u shpreh deputeti i Lidhjes Socialdemokrate, Kostadin Kostadinov.

Përveç kësaj edhe 27,6 milion euro do të përfundojnë te qytetarët që do të fitojnë kartela pagesore vendase në vlerë prej 6 mijë denarëve. Kartela të tilla do të marrin pensionistët të cilët marrin pensione deri më 15 mijë denarë, më pas prindërit e vetëm, të papunësuarit, personat e moshës mbi 64 vjeçe që nuk kanë asnjëfarë të ardhurash, ndërsa parashihet që të sigurohen edhe kredi të volitshme, grante, por edhe ndihmë për sektorët më të goditura. Debati për rebalancin mund të zgjas më së shumti 5 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat