Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Maqedoni, konfisohen 15 kilogramë marihuanë

Maqedonia

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Maqedoni, konfisohen 15 kilogramë marihuanë

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 16:21
Foto Ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, policët mbrvmë kanë arrestuar shtetasin e Shqipërisë për drogë.

Sipas policisë, tek ai janë gjetur 16 paketime me drogë që peshojnë rreth 15 kilogramë.

“Rreth orës 20:30, policët dy kilometra nga Qafë Thana ndaluan tregi me marihuanë dhe konfiskuan 16 paketime me peshë prej më shumë se 15 kilogramë”, theksojnë nga policia.

Nga MPB njoftojnë se kundër E.H do të parashtrohet kallëzim penal për drogë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat