Jo, zemërimit me zemërim znj. Carovska!

Maqedonia

Jo, zemërimit me zemërim znj. Carovska!

Nga: Mehdi Memeti Më: 31 tetor 2020 Në ora: 16:31
Mehdi Memeti

Edhe pse të gjithë e dimë problemin, që ne sot po ballafaqohemi dhe e kemi emëruar me një emërues të përbashkët me emrin Covid-19, jo vetëm tek ne si shtet, por e tërë bota. Por një gjë duhet kuptuar znj. Carovska? se zemërimi i shpeshtë si te nxënësit, prindërit në veçanti te arsimtarët respektivisht punonjësit arsimor mund të jetë shkatërues për familjet e tyre…

Znj. Carovska mos iu përgjigjeni zemërimit me zemërim sepse ndikon destruktivisht sidomos në arsim. Për ta tejkaluar këtë zemërim tuaj me punonjësit arsimor, merrni gjërat më qetë dhe më shtruar…

Ky zemërim i juaj kronik po bëhet gjithnjë e më tepër dukuri e jetës së përditshme shkollore. Duhet kuptuar njëherë e përgjithmon znj. Carovska se koha e skllavërimit ka mbaruar, përpiquni që në digasterin tuaj të pranoni “Mendime ndryshe” edhe nga të tjerët. Zbatoni planet tuaja por “pa humbës” që tu përshtaten nevojave të gjith sejcilit.

Vlerësoni kërkesat komunale-drejtuar nga drejtorët e shkollave, sepse fëmijët kanë nevojë për ndihmën e të rriturve në këtë proces, aq më pak nga ju znj. ministreshë e arsimit!

Përgjigjuni pozitivisht, përpjekjeve pozitive të institucioneve shkollore, që mësimi të zhvillohet me qasje fizike aty ku ka më pak se 20 nx në paralele prj kl I-IX-të, kuptohet me mundësi izolimi fizik dhe alternativa tjera.

Siguroni mundësinë, që kërkesat nga shkollat të zbatohen tërësisht e jo pjesërisht, duke ndryshuar platformën që fëmijët e klasëve larta ta ndjekin mësimin paradite dhe klasat e ulta pas dite si zakonisht, me që në shkollat tona në përgjithësi, nuk zhvillohet mësim tërë ditorë si në vendet e zhvilluara, dhe për shumë arsye të tjera kuptohet…

Pavarësisht se shkollat janë përmbajtur protokoleve, njoftimeve, kërkesave dhe rekomandimeve të MASH-it dhe rekomandive shëndetësore të njëpasnjëshme, por kjo s`don të thotë se edhe shkollat nuk kanë kërkesat, vërejtjet e tyre…por e gjithë kjo arrihet duke treguar empati mes vedi si: Shkollat, Komunat, Ministria e shëndetësisë, në veçanti MASH-i.

Kjo arrihet shum thjeshtë përmes disa kërkesave konkrete:

1.Përmbajtjes së rekomandimeve shëndetësore pa diskutim

2.Furnizimi i shkollave me mjete higjienike

3.Furnizimi i nxënësve dhe arsimtarëve me pajisje të reja teknike-teknologjike (të gjithë nxënësit dhe arsimtarët pa përjashtime)

4.Furnizimi i shkollave me lëndë djegëse dhe jo të kursehen

5.Trajnimet e arsimtarëve në kontinuitet rreth platformës së mësimit on-line

6.Arsimtarët që punojnë me dy grupe të paguhen sipas ligjit

7.Të kompletohen shkollat me tekstet mësimore (tekste falas sipas ligjit)

Kërkesat që vijnë nga opinioni i gjërë, nga prindërit, nxënësit, nga shkollat , respektivisht punonjësit arsimor për Ju znj. ministreshë mos i merrni si shkel e shko, mos tentoni të këshilloni, por bëni ate që kërkohet, sepse nuk jeni gjithaq e pafuqishme.Tentoni që bashkërisht ti ndajmë përgjegjësitë, e jo ta hudhni topin herë andej e herë këtej.

Si në shëndetësi poashtu edhe në arsim, tu ofrohet ndihmë atyre që janë të rezikuar dhe në pozitë të palakmueshme në veçanti fëmijëve, tu sigurohet zhvillimi fizik, psiqik dhe emocional.

Përfundojmë me proverbin popullor “Nga pleshti nuk del dham”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat