Mickoski reagon ndaj deklaratës së Zakharievës

Maqedonia

Mickoski reagon ndaj deklaratës së Zakharievës

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 18:58
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në ‘Facebook’ shkroi se “kaluan 10 orë nga deklarata e fundit e Zakharievës dhe nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet në Maqedonisë”.

Mickoski thotë se mediat përcollën lajmin se Maqedonia duhet të pranojë të vërtetën historike ndërsa e vërteta sipas tyre është se maqedonasit kanë rrënjë bullgare.

“Kjo nuk është e vërtetë. Problemi është Zaevi i cili nuk bën asgjë për ta përfaqësuar të vërtetën tonë, dhe kjo është që Dellçevi është maqedonas, identiteti maqedonas është veçantia jonë”, shkruan Mickoski.

Ai thotë se asnjëherë nuk do të pranonin diçka më ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat