Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti inspekton punimet në Sfillare të Poshtme

Maqedonia

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti inspekton punimet në Sfillare të Poshtme

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 17:20
foto ilustrim

Komuna e Sarajit nuk po e ndalë punën as ditëve të vikendit për plotësimin e nevojave të qytetarëve.
Megjithëse sot është ditë vikendi, sekretari Sefi Shabani së bashku me zv. drejtorin e Ndërmarjes Rrugë dhe Rrugica Enes Limani kan bërë inspektimin e punimeve në fshatin Sfillare të Poshtme, ku janë duke u rregulluar dy rrugica dhe vendosja e pllakave të bakatonit.

Komuna e Sarajit po vijon me disa aktivitete të rëndësishme infrastrukturore në vendbanimin Sfillare edhe në të gjitha vendbanimet tjera me qëllim që qytetarët tanë të kenë kushte më të mira për të jetuar theksoi sekretari Shabani.
Gjithsej janë shtruar 700 metra katror pllaka të bekatonit, rregullimi i këtyre dy rrugicave ishte më se i nevojshëm për banorët e këtij vendbanimi.

Ndërkohë, është duke e punuar edhe në Krushopek gjithashtu do të fillojnë punimet e rezervuarit në vendbanimin Rashçe ku deri në fund të këti viti do të përfundojnë aktivitete e parapara me buxhetin e vitit 2020 por edhe në vitin që vjen do të realizohen projektet e premtuara të kryetarit të komunës së Sarajit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat