Takimi i Ministrave të Ekonomisë brenda kryesisë së Përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë në Procesin e Berlinit

Maqedonia

Takimi i Ministrave të Ekonomisë brenda kryesisë së Përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë në Procesin e Berlinit

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 16:17
Kreshnik Bekteshi

Në kuadër të Kryesisë së Përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë me Procesin e Berlinit, të enjten (05.11.2020) në Sofje do të mbahet takim i Ministrave të Ekonomisë.

Konferenca do të hapet në kuadër të kryesisë së përbashkët të Ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi dhe Ministrit të Ekonomisë të Bullgarisë Laçezar Borisov.

Pas hapjes zyrtare të takimit në seancën zyrtare fjalim do të mbajnë Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varheli, si dhe Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Në kuadër të dy seancave plenare në lidhje me agjendën e gjelbër të Ballkanit Perëndimor dhe tregun e përbashkët rajonal, përveç Ministrave nga Ballkani Perëndimor do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, CEFTA, Sekretariati i Komunitetit Energjetik,

Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit për Evropën Juglindore dhe përfaqësues të organizatave dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Për shkak të situatës me virusin Covid 19, takimi do të mbahet përmes video konferencës.

Konkluzionet do të publikohen pas takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat