Fadil Cana: Peridhën e ardhshme shifrat e të infektuarve akoma do të rriten

Maqedonia

Fadil Cana: Peridhën e ardhshme shifrat e të infektuarve akoma do të rriten

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 13:32
Fadil Cana

Infektologu Fadil Cana theksoi tha se gjendja me pandeminë është serioze dhe e rrezikshme.

“Të gjitha vlerësimet e njerëzve profesionistë dhe ekspertë të fushës janë që kjo periudhë do të zgjasë. Muajt dhe javët në vijim ndoshta dita ditës do të thejnë rekodin prej 1.285 rasteve”, tha Cana.

Ai shpreson se pas disa muajve do të fillojë normaliteti por nuk dihet se sa do të zgjasë e gjithë kjo gjendje.

Ndryshe, gjatë ditë së djeshme Maqedonia e Veriut regjistroi numër rekord të rasteve të reja me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat