Liderët e partive shqiptare në Maqedoni urojnë Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale në ShBA

Maqedonia

Liderët e partive shqiptare në Maqedoni urojnë Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale në ShBA

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 10:37
Joe Biden

Lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti, i pari ka uruar presidentin e ri te zgjedhur amerikan vetëm pak çaste pas konfirmimit të fitores në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

“Rikthehet miku jonë i madh, Joe Biden, tashmë në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës : ‘ I Uroj shëndet, punë të mbarë dhe suksese për Presidentin Biden dhe përgëzoj SHBA-të për përmbylljen e procesit zgjedhor dhe të zgjedhurit e ri në Kongres, Senat dhe në Shtëpinë e Bardhë. Falënderime të mëdha edhe për Presidentin Donald Trump dhe kontributin e tij në 4 vitet e kaluara. Miqësia jonë me SHBA-të është e përhershme’- shkruan Ahmeti në uratën e tij.

Pas shpalljes së rezultateve zyrtare në zgjedhjet në Amerikë dhe fitores së Joe Biden, ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

“Zgjedhja e Joe Biden për President është jo vetëm lajm i mirë por është shpresë për Amerikën dhe miqtë e saj, për sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe për paqen kudo! Ne si shqiptar jemi me fat që kemi krijuar një histori bashkëpunimi me popullin amerikan, dhe sot ndajmë të njëjtin gëzim për zgjedhjen e Presidentit të ri amerikan”, ka shkruar Sela.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, duke i uruar fitoren presidentit të SHBA-së Joe Baiden theksoi se fitorja e tij është garancë për vazhdimin e aleancës strategjike dhe historike me SHBA-në.

“Fitorja e Joe Bidenit është lajm i mirë edhe për shqiptarët, në përgjithësi, por edhe për vendin tonë, në veçanti. Fitorja e Bidenit është garanci për vazhdimin e aleancës sonë strategjike dhe historike me SHBA-në. Fitorja e Bidenit është mesazh se rajoni ynë do të jetë më stabil, më demokratik dhe më paqësor”, shkrun Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat