Nga java e ardhshme do të bëhet kthimi i parave nga masa “Fundjava pa TVSH”

Maqedonia

Nga java e ardhshme do të bëhet kthimi i parave nga masa “Fundjava pa TVSH”

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 11:29
Foto Ilustrim

Kthimi i parave nga masa “Fundjava pa TVSH” duhet të fillojë javën e ardhshme, njoftoi dje në një konferencë për shtyp Ministri i Financave Fatmir Besimi.

Kjo është duke u realizuar, siç tha ai, pasi dje në Kuvend u votua ribalanci i Buxhetit dhe ligjeve që mundësojnë realizimin e paketës së katërt të masave për mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive të prekura nga kriza me coronavirus.

Sipas të dhënave nga DAP gjithsej 204.088 qytetarë që blenë produkte dhe shërbime vendore si dhe pajisje kompjuterike dhe skanuan faturat fiskale të lëshuara përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” do të marrin kthimin e TVSH-së nga fundjava e zgjatur.

Kjo masë mund të përdorej nga rreth 350 mijë qytetarë të regjistruar në sistemin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike për të skanuar llogaritë fiskale, por doli se disa prej tyre nuk mundën ose nuk dëshironin të përdornin përfitimet e kthimit të TVSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat