Për një ditë Maqedonia shënon gati 1.200 pacientë të shëruar nga COVID-19

Maqedonia

Për një ditë Maqedonia shënon gati 1.200 pacientë të shëruar nga COVID-19

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Sot Instituti për Shëndet Publik (ISHP) regjistroi 1.194 pacientë të shëruar.

Prej pacientëve të shëruar 508 janë nga Shkupi, 41 Kumanovë, Dibër 9, Shtip 50, Prilep 80, Tetovë 69, Strugë 17, Veles 60, Manastir 28, Ohër 37, Kavadar 43, Gostivar 31, Gjevgjeli 19, Strumicë 41, Kriva Pallankë 42, Radovish 7, Koçani 30, Probishtip 13, Demir Hisar 2, Makedonski Brod 1, Pehçevë 3, Berovë 5, Vallandovë 4, Vinicë 1, Dellçevë 1, Kratovë 4, Sveti Nikole 13m Kërçovë 24, Resnjë 4 dhe Negotinë 7.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se kanë humbur jetën 20 pacientë. Prej tyre 3 janë nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Shtipi, dy nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Manastiri, një nga Ohri, dy nga Gostivari, katër nga Strumica, një nga Kriva Pallanka dhe një nga Krueshva.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve që nga fillimi i epidemisë është 40.275, ku prej tyre 24.229 janë shëruar dhe 1.156 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 14.890 raste aktive me coronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat