MPB: Janë sanksionuar 148 shoferë në Haraçinë dhe Hasanbeg

Maqedonia

MPB: Janë sanksionuar 148 shoferë në Haraçinë dhe Hasanbeg

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 09:49
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar kontrollet e përforcuara në trafik. Në territorin e Haraçinës dhe të Hasanbegut janë shqiptuar gjithsej 148 masa, 34 për vozitje pa patentë shofer, 25 për vetura të parregullta teknikisht dhe për vetura të paregjistruara, si dhe 7 sanksione janë vendosur për mosmbajtje të maskës.

MPB njofton se do të vazhdojnë me kontrolle të përforcuara në trafik dhe apelojnë që qytetarët të respektojnë rregullat në trafik, me qëllim që të rritet siguria në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat