Kavadar, për 10 ditë humbin jetën tre persona nga një familje

Maqedonia

Kavadar, për 10 ditë humbin jetën tre persona nga një familje

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 13:46
Foto Ilustrim

Pas vdekjes nga coronavirusi së dy të vëllezërve nga Kavadari të cilët ishin të moshës 21 dhe 26 vjet sot ka humbur jetën edhe gjyshi i tyre. Po ashtu i infektuar është edhe vëllai i vëllezërve tashmë të ndejrë.

Drejtori i spitalit të Kavadarit tha se gjyshi ka pasur gjendje të përkeqësuar shëndetësore.

“Në spitalin e Kavadarit gjatë 24 orëve kanë humbur jetën dy pacientë. Njëri prej tyre është gjyshi i vëllezërve Gjorgjevi të cilët kishin komplikime me coronavirusi dhe nuk fituan luftën me virusin për shkak të sëmundjes së tyre kronike. Gjyshi i tyre kishte gjendje të rëndë shëndetësore. Në këtë familje i infektuar është edhe vëllai i tretë por për fat të mirë nuk është kërkuar trajtim”, tha Kocev për ‘Faktor’.

Më herët, siç thotë drejtori i spitalit të Kavadarit me coronavirus ka qenë i infektuar edhe i ati i tyre por atij nuk i është nevojitur hospitalizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat