Gashi: Kjo Qeveri nuk ka kapacitet ta luftojë pandeminë e vetme

Maqedonia

Gashi: Kjo Qeveri nuk ka kapacitet ta luftojë pandeminë e vetme

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 16:44
Afrim Gashi

Kreu i Alternativës Afrim Gashi,me anë të një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me ngjarjen e fundit në vend për situatën me koronavirus, Gashi ka shkruar se qeveria nuk ka kapacitet ta luftojë pandeminë e vetme, të vdesin 40 njerëz për një ditë në një shtet të vogël, siç jemi ne, është më shumë se tragjike, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook.

Statusi i plotë

”Të vdesin 40 njerëz për një ditë në një shtet të vogël, siç jemi ne, është më shumë se tragjike, por ta heshtësh këtë gjë e të sillesh me indiferencë, kjo është papërgjegjësi totale dhe skajshmërisht joserioze. Është më se evidente se kjo Qeveri nuk ka kapacitet ta luftojë pandeminë e vetme. Ajo çdo ditë po dështon në tentativat e saj për ta menaxhuar këtë krizë, andaj çdo ditë e re që do ta gjejë vendin me këtë qeveri do të jetë me përmasa më të rënda e më të vështira dhe me pasoja më të mëdha. Këtë sfidë të madhe, siç është pandemia Covid-19, nuk mund ta luftojë e vetme asnjë parti e asnjë koalicion qeverisës, por na duhet të gjithë bashkë t’i mbledhim forcat e kapacitetet e plota që i kemi e t’i vendosim në funksion, sepse në të kundërtën pasojat do të jenë shumë më të mëdha, ndërsa përgjegjësia e tëra mbi këtë përbërje qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat