Maqedoni: Deri të premten nxënësit duhet t’i marrin notat e para

Maqedonia

Maqedoni: Deri të premten nxënësit duhet t’i marrin notat e para

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 14:32
Foto Ilustrim

Notat e para nxënësit në Maqedoni do të duhet t’i marrin deri më 20 nëntor, sipas rekomandimeve të Byrosë për zhvillimin e arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

MASH dhe Byroja apelon tek mësuesit që të bëjnë vlersimin e nxënësve në pajtim me angazhimin e tyre në mësimin online, ndërsa në raste kur nuk mund të bëhen vlerësime të tilla, duhet të organizohen për takime individuale me nxënësit.

Ministrja e Arsimit Milla Carovska, javën e kaluar tha se për vlerësim objektiv të dijes së nxënësve, ekziston mundësi që të organizohet kontroll me prezencë fizike, nën protokolle të ashpra.

“Shumica e mësuesve, ata të cilët ju kanë ligjëruar nxënësve të njëjtë në vitet e kaluara, përafërsisht e dijnë se sa angazhohen. Sfidat për vlerësim më shumë janë tek nxënësit e klasave të para, të gjashta dhe viteve të para në shkollat e mesme”, tha Carovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat