Shahpaska: Vazhdojmë të punojmë me përkushtim në avancimin e të drejtave dhe shërbimeve për personat me pengesa

Maqedonia

Shahpaska: Vazhdojmë të punojmë me përkushtim në avancimin e të drejtave dhe shërbimeve për personat me pengesa

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 20:32
Jagoda Shahpaska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot u takua me përfaqësues të Trupit nacional koordinues për implementimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me pengesa në vend.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, theksoi Shahpaska në takim, vazhdon me implementimin e reformës sociale, avancimin e të drejtave dhe zhvillimit të shërbimeve sociale për persona me pengesa, ndërsa nga Buxheti i Ministrisë për vitin 2021 më së paku mjete janë paraparë për transferet sociale.

“Sot nënshkruam 10 marrëveshje të reja për grante për zhvillim të shërbimeve sociale me komunat, ndërsa deri në fund të vitit kemi edhe shtatë, ato janë gjithsej 24 marrëveshje për grante, shërbime përmes të cilave personat me pengesa do të marrin ndihmë dhe kujdes në shtëpinë e tyre, në vendbanimin e tyre. Ky projekt vazhdon, përkatësisht komunat të cilat nuk kanë aplikuar deri më tani, mund ta bëjnë atë vitin e ardhshëm”, theksoi ministrja Shahpaska, kumtoi MPPS.

Në takim u bisedua edhe për procesin e deinstitucionalizimit, si një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Zhvendosja e personave me pengesa nga institucionet e mëdha në shtëpi grupore është proces i cili vazhdon.

“Si mjaft të rëndësishme nga na e Trupit nacional koordinues ishte cekur edhe vlerësimi funksional dhe mbështetja e fëmijëve dhe të rinjve ku zbatohet modeli i ri i vlerësimit të fëmijëve me pengesa-MKF. Modeli i ri mundëson analizë të potencialit të fëmijës dhe çka ai mund të arrijë, por edhe cilat pengesa në mjedis të cilat i shkaktojnë barriera, ta arrijë potencialin e tij të plotë”, kumtoi MPPS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat