Testet Kovid 19, Shaban Memeti: 1500 teste në ditë, gadishmëri e plotë

Maqedonia

Testet Kovid 19, Shaban Memeti: 1500 teste në ditë, gadishmëri e plotë

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 15:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Qytetarët që dyshojnë se janë prekur nga Covid 19, ankohen se nuk gjejnë vende të lira në sistem dhe termini përmes mjekëve amë u caktohet edhe pas një apo dy javësh, kur sëmundja mund të ketë kaluar ose në rastin më të keq, mund të përkeqësohet ende pa arritur të testohen. Po nga institusi i shëndetit publik thonë se punojnë me të gjitha kapacitetet në dispozicion duke kryer nga 1500 teste cdo ditë.

“ISHP mund të arrijë deri në 1,500 teste në ditë për COVID-19. Ne kemi të gjitha kapacitetet për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve normalisht në një studim epidemiologjik dhe algoritme që duhet të plotësohen. Përveç kësaj, ne duhet t’u përgjigjemi të gjitha institucioneve shëndetësore publike duke filluar nga Qendra Klinike sipas kërkesës për referime për testet COVID… Rastet e KOVID-19 janë të shumta dhe nganjëherë rezultatet nga testimi vonojnë. Nuk është asgjë nëse brenda 24 orësh nuk arrini dot ti mbaroni të gjitha. Unë përmenda që ne ndihmojmë edhe Qendrën për Shëndet Publik publik në Shkup që të përfundohen testimet sa më shpejt të jetë e mundur.”, tha Shaban Memeti, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.

Për të ndihmuar në funksionimin e tij ISHP pranoi një donacion nga Shoqata Maqedone-Amerikane Alumni (MAAA). Donacioni është vazhdim i mbështetjes së Ambasadës Amerikane dhe UAID-it për të forcuar kapacitetin e Institutit dhe këmbimin institucional të informatave.
“Ky projekt tashmë jep rezultate të shkëlqyera dhe shkëmbimi i informacionit në nivelin më të lartë midis këtyre vendeve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkëmbimin në kohë të informacionit dhe masat në kohë për t’u mbrojtur nga COVID-19.”, tha Verica Jordanova, kryetare e Alumni.
“Donacioni do të ndihmojë përpjekjet tona kundër Covid19 dhe gjithashtu është shprehje e partneritetittonë në kuadër të kësaj krize.”, tha Luke Sachner, zyrtar i marrëdhënieve publike në Ambasadën e SH.B.A.-ve në RMV.
“Kjo ëhstë vazhdimësi e ndihmës që ambasada i jep ISHP duke filluar nga përforcimi I kapacitetetve të laboratoteve të mikrobiologjisë e tani laptopë për anketat epidemiologjike për ISHP që i ndihmon në vazhdimësi qendrës për shëndet publik.”, tha Shaban Memeti, drejtori i ISHP-së.
Donacioni do të përdoret edhe për të shkëmbyer informacione në lidhje me krizën KOVID mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Bullgarinë dhe Greqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat