Mjeku Danillovski kërkon masa më të rrepta në Maqedoni

Maqedonia

Mjeku Danillovski kërkon masa më të rrepta në Maqedoni

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 21:19
Dragan Danillovski

Mjeku Dragan Danillovski për Kanal 5 thotë se Maqedonia e Veriut duhet të ketë masa për fundjavë dhe vlerëson si pozitive përfshirjen e spitaleve private.

“Gjendja e krizës do të na blejë kohë për të siguruar kapacitete në spitale, për ta vendosur situatën nën kontroll, ndërsa nëse duam ta zvogëlojmë numrin e të infektuarve na duhen masa më të rrepta”, tha Danillovski.

Sipas tij, me këtë rritëm për tre muaj, në Maqedoni do të ketë imunitet kolektiv.

Ai po ashtu përmendi se ora policore në Maqedoni është e domosdoshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat