Ganiu: Mjetet për zbukurimin e komunës alokohen për qëllim humanitar

Maqedonia

Ganiu: Mjetet për zbukurimin e komunës alokohen për qëllim humanitar

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 21:20
Visar Ganiu

Mjetet e parapara për zbukurimin e komunës me rastin e festave të fundvitit, alokohen për qëllim humanitarë! 

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nga mbledhja e realizuar sot me kabinetin dhe bashkëpunëtorët e tij, propozoi alokimin e mjeteve të cilat janë të parapara për zbukurimin e komunës me rastin e festave të fundvitit ti dedikojë për një qëllim human. 

Së shpejti, Këshillit të Komunës do ti propozohet, që mjetet e parapara ti alokohen blerjes së një makine auto-ambulancë e cila do ti dhurohet Poliklinikës “Bit Pazar”, me çka do të kontribuohet edhe në luftën ndaj vurusit COVID-19! – ka njoftuar Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat