Në MPB-në e Maqedonisë ka 344 raste aktive me COVID-19

Maqedonia

Në MPB-në e Maqedonisë ka 344 raste aktive me COVID-19

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 14:34
Foto Ilustrim

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka gjithsej 344 të punësuar të infektuar me koronavirus.

Punonjësit e infektuar vijnë prej njësive të ndryshme pranë Ministrisë. Numri më i madh i rasteve aktive është regjistruar pranë Byrosë për Siguri Publike. Për shkak të kontakteve me të sëmurë gjithsej 302 punonjës janë në izolim.

“67 të infektuar janë të punësuar në shërbimet e Ministrisë së Brendshme, 87 brenda Byrosë për Siguri Publike, 83 SPB-Shkup, 13 nga SPB Ohër, 14 në SPB Manastir, 9 nga SPB Shtip, 18 nga SPB-Veles, 1 nga SPB Kumanovë, 9 nga SPB Strumicë, 10 nga SPB Tetovë, si dhe 33 të infektuar, punonjës nëpër vendkalimet kufitare”, thonë nga MPB.

Ndryshe, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, gjithashtu ishte rezultuar pozitiv me Covid-19. Spasovski u shtrua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, ndërsa para dy jave doli nga Klinika për të vazhduar trajtimin në kushte shtëpiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat