Maqedoni: Faturat e shtrenjta ekspozohen para qytetarëve

Maqedonia

Maqedoni: Faturat e shtrenjta ekspozohen para qytetarëve

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 18:24
Foto Ilustrim

Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, në vazhdën e aktiviteteve të tyre, të premten në mesditë ka organizuar ekspozitën e radhës ku në shënjestër ka qenë EVN-ja. Me këtë rast janë shpalosur dy banerë të mëdhenj, në të cilat janë bashkangjitura faturat e larta astronimike nga kompanitë zhvatëse, thonë organizatorët e kësaj ekspozite. “Qëllimi i ekspozitës është pasqyrimi i krimit të kryer nga EVN-ja, më saktësisht vjedhjes dhe zhvatjes që EVN ua bën konsumatorëve shqiptarë. Ky është aktiviteti apo protesta jonë e 16-të. Brenda këtyre 16 aktiviteteve, jemi munduar të gjejmë mënyra të ndryshme të shprehjes së revoltës së akumuluar”, thotë për gazetën Koha, Krenar Osmani, nga Këshilli organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike.

Organizatorët janë shprehur se do të provojnë të gjitha mënyrat për të shprehur revoltën e tyre ndaj faturave të larta të rrymës elektrike. “Kjo është një mënyrë e protestës, “Ekspozitë faturash”, e cila brenda vetes ka pak art dhe satirë, dhe e cila e demaskon në mënyrë të përsosur vjedhjen e EVN-së”, thekson Osmani.

Sipas tij, faturat vijnë edhe për ata që nuk vijnë në shtëpi, siç janë mërgimtarët. “Ka katër lloje të faturave. Fatura të qytetarëve që ngrohen me dru, me peleta, kurse fatura e rrymës u vjen 12, 13 apo 14 mijë denarë. Ka shtëpi ku nuk jeton askush, janë të mbyllura, kurse fatura e rrymës u vjen nga 4, 5 ose 6 mijë denarë. Pa asnjë kilovat të harxhuar ata paguajnë. Ka lokale që ngrohen me gaz dhe rrymën e shfrytëzojnë vetëm për ndriçim, kurse fatura u vjen nga 40 mijë denarë. Pastaj pronarët ankohen dhe ata shëtisin nga zyra në zyrë derisa lodhen, dhe faturat nuk përmirësohen”, thotë Osmani.

Muaj me radhë, Këshilli organizativ kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike është duke organizuar protesta në shumë qytete të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat