MPB Maqedoni: Dje 685 gjoba për mosmbajtje të maskës

Maqedonia

MPB Maqedoni: Dje 685 gjoba për mosmbajtje të maskës

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 11:05
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për parandalimin e coronavirusit.

Nga MPB thonë se në 24 orët e fundit janë gjobitur 685 qytetarë për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

MBP ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për menaxhim me pandeminë COVID-19.

Kurse, edhe mjektët gjatë ditës së djeshme bënë thirrje për t’ju përmbajtur masave dhe për të mbajtur largësi trupore dhe maska.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat