Filipçe ka kërkuar inspektim në “8 Shtatori”, pas informacioneve se në këtë spital nuk pranohet të moshuarit

Maqedonia

Filipçe ka kërkuar inspektim në “8 Shtatori”, pas informacioneve se në këtë spital nuk pranohet të moshuarit

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 14:52
Foto Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se ka kërkuar nga Fondi Shtetëror i Sigurimeve Shëndetësore për të kryer një inspektim në spitalin “8 Shtatori”, lidhur me trajtimin e një pacienti të infektuar me Covid-19.

“Këtë mëngjes, unë i kërkova Fondit Shtetëror të Sigurimeve Shëndetësore që të kryente inspektim të jashtëzakonshëm për të përcaktuar moshën e pacientëve të shtruar në spitalin “8 Shtatori”, pasi në rrjetet sociale dhe në media u shfaqën informacione se një pacient që supozohej të shtrohej në spital në qendrën covid është refuzuar të pranohet për shkak të moshës së tij”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalin “8 Shtatori” nga 107 pacientë të shtruar, 38 janë të moshës nga 68 deri 88 vjeç

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat