Mitreski: Kuvend funksional në vend të Kuvendit të bllokuar është në interes të të gjithë qytetarëve

Maqedonia

Mitreski: Kuvend funksional në vend të Kuvendit të bllokuar është në interes të të gjithë qytetarëve

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:02
Jovan Mitreski

Deputetët nga LSDM-ja në pushtet nuk heqin dorë prej ndryshimit të Rregullores së punës së Kuvendit, i cili do të lejojë deputetët me Kovid-19 dhe në vetë-izolim të kyçen onlajn në seanca dhe trupat punues. Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitreski tha se shpreson që të gjithë deputetët të mbështesin propozimin e kryetarit Talat Xhaferi dhe se Parlamenti ynë do të funksionojë si gjithë të tjerët në botë në kushte pandemie.

“Kuvend funksional, në vend të një Kuvendi të bllokuar në çdo kuptim, është në interes të të gjithë qytetarëve. Shpresojmë që të gjithë deputetët të mbështesin ndryshimin e Rregullores së punës në mënyrë që të jenë në gjendje të funksionojnë në kushte të tilla të vështira si të gjitha parlamentet në botë”, tha Mitreski.

Për Rregulloren, shton ai flasim nga konstituimi i Kuvendit i të gjitha koordinimeve te kryetari Talat Xhaferi.

“Për opinionin, qëndrimi ynë është i qartë, vetëm deputetët në izolim dhe të infektuarit me Kovid-19 duhet të kenë mundësinë të punojnë në distancë dhe ky propozim përkon me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, Xhaferi”, tha ai.

Nga mesi i tetorit, grupi parlamentar i LSDM-së doli me pothuajse të njëjtin propozim për të punuar në distancë, si ai që është tani në rend dite të seancës kuvendore i caktuar për të enjten.

Partitë në pushtet kanë shumicë prej 62 deputetësh, por shpesh ndodh që disa nuk mund të përfshihen në punën e Kuvendit për shkak të testit pozitiv për Kovid 19 ose vetë-izolimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat