Gjendja e krizës në ditën e katërt, në terren nuk vërehet asgjë

Maqedonia

Gjendja e krizës në ditën e katërt, në terren nuk vërehet asgjë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:22
Stojançe Angellov,

Maqedonia e Veriut zyrtarisht në ditën e katër të gjendjes së krizës, por komponentët e saj akoma nuk vërehen në terren. Shtabi i Krizës obligoi Ministrinë e Brendshme, që mbi kërkesën e dikasterit të Shëndetësisë të caktojë numrin e policëve që duhet angazhojë për ruajtjen e pikave me interes strategjik për luftë kundër pandemisë dhe sa pjesëtarë të Armatës do t’i duhen si ndihmë forcave policore.

Shërbimet përkatëse në MPB do të caktojnë numrin e pikave që duhet mbrojtur, sa hyrje, a do të ketë pika të tjera me interes, a do të duhet pika të caktuar të sigurohen vetëm në turnin e parë, megjithëse pjesa më e madhe e tyre duhet siguruar 24/7 pasi pjesa më madhe kanë të bëjnë me hapësira ku trajtohen të sëmurit nga Kovid-19. Pas caktimit të pikave, duhet caktuar numri i policëve që do t’i mbulojnë këto pika. Pas atij raporti do ta dimë sa forca do të na duhen për t’i mbrojtur objektet edhe pikat shëndetësore – tha Stojançe Angellov, Drejtor i QMK-së.

Komiteti për menaxhim me kriza pas konstatimit të numrit të policëve të nevojshëm për t’i angazhuar në shërbim të organeve shëndetësore, do të kërkojë nga Qeveria miratimin formal të kërkesës së tyre. Më pas Presidenti Stevo Pendarovski si komandant suprem i forcave të armatosura, obligohet që me dekret të angazhojë pjesëtarë të Armatës në bazë të kërkesës së Komitetit për kriza. Plani aksionar i miratuar ditë më parë parashikon angazhimin e policisë dhe armatës në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në hapësirat shëndetësore, sigurimin e hapësirave apo magazinave ku mbahen medikamente dhe asistencën e policisë në mbikëqyrjen e zbatimit të masave të tjera parandaluese. Shtabi i Krizës apelon qytetarët për respektimin dhe zbatimin e masave mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat