Do të ndërtohet Qendër e re covid në Manastir me kapacitet prej 90 shtretër

Maqedonia

Do të ndërtohet Qendër e re covid në Manastir me kapacitet prej 90 shtretër

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Një qendër e re covide, gjegjësisht tre objekte modulare do të instalohen në Manastir ku makineritë e ndërtimit filluan me përgatitjen e terrenit prej 1.000 metrash katrorë.

Kjo qendër covid do të vendosen në anën jugore të oborrin e Spitalit klinik në Manastir, ku do të ketë një qendër të integruar përzgjedhje, ndërsa një nga objektet modulare do të ketë qendër të pavarur përzgjedhje me një kapacitet prej 90 shtretër.

“Me qëllim që të ndërhyhet për t’iu përgjigjur nevojës për të zgjeruar objektet shëndetësore dhe për të mundësuar organizimin e hapësirës, ​​në kuadër të hapësirës së Spitalit Klinik, filloi përgatitja për ngritjen e një Qendre covid të modulare, projekt i zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Manastirit.

Dokumentacioni i planifikimit është përgatitur nga shërbimet komunale, vetëqeverisja lokale u përfshi në pastrimin e terrenit me mekanizimin e angazhuar të ndërmarrjeve publike, ndërsa që nga sot fusha po nivelohet”, informojnë nga Komuna e Manastirit.

Kjo qendër e modular do të sigurojë pranim dhe triazh më të madh të pacientëve, ndërsa aktualisht 70 pacientë me Covid 19 janë të shtruar në repartin infektiv në Manastir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat