Angellov: 295 ushtarë do të ndihmojnë policinë për sigurimin e objekteve shëndetësore

Maqedonia

Angellov: 295 ushtarë do të ndihmojnë policinë për sigurimin e objekteve shëndetësore

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 13:30
Stojançe Angellov

“295 pjesëtarë të ushtrisë planifikohet ta mbështesin policinë në krizën me coronavirusin në vend”.

Këtë në konferencë për shtyp e tha drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Ai tha se numri i ushtarëve është i lëvizshëm dhe do të varet nga nevojat në terren.

“Qeveria sot ka seancë, ku duhet të miratojë propozimin dhe më pas do të dorëzohet tek komandanti suprem, presidenti i shtetit Stevo Pendarovski”, tha Angellov.

Ai përsëriti se ushtarët nuk do të jenë të armatosur, ndërsa do të vendosen atje ku ka nevojë për të ndihmuar policinë.

Për angazhimin e objekteve shëndetësore do të angazhohen edhe 150 pjesëtarë të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat