MMJPH: Ndërprerja e energjisë në stacionin e monitorimit në Gostivar

Maqedonia

MMJPH: Ndërprerja e energjisë në stacionin e monitorimit në Gostivar

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se vlerat e larta të grimcave të suspenduara PM 10 që zgjatën një orë, të cilat u shfaqën pak kohë më parë në Stacionin Automatik të Monitorimit për Cilësinë e Ajrit të Ambientit në Gostivar.

(Në periudhën nga ora 12:20 deri në ora 12:30 më 24.11.2020), janë rezultat i stabilizimit të instrumentit matës pas ndërprerjes së energjisë.

Gjatë kësaj, u shkaktua një ndërprerje në matjet e të gjithë parametrave të cilësisë së ajrit, duke përfshirë edhe matjet e koncentrimeve të grimcave PM 10.

Pas mbërritjes së energjisë elektrike, instrumentet matëse u rifilluan dhe vlerat e larta të koncentrimeve të matura të grimcave të suspenduara PM 10 ndodhën për shkak të procesit të stabilizimit të instrumentit pas ri-funksionimit të tij dhe janë të pavlefshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat