Filipçe kërkoi që ISHSSH të bëjë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në spitalin në Manastir

Maqedonia

Filipçe kërkoi që ISHSSH të bëjë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në spitalin në Manastir

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 20:00
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kërkoi nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) të dërgojë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në spitalin në Manastir që të konfirmohet gjendja faktike në spitalin ditor pas fotografive të publikuara në rrjetet sociale dhe në disa media në të cilat shihet se si një pacient derisa merr infuzion, në shtretër të tjerë qëndrojnë pacientë të vdekur.

Siç njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë, drejtoresha e Spitalit Klinik në Manastir, Biljana Gagaçovska në lidhje me këtë ngjarje që ndodhi dje në spitalin e Manastirit, ka informuar se një nga pacientët i cili ishte në gjendje të keqe shëndetësore kishte pranuar infuzion, ndërsa në dy shtretërit tjerë gjatë intervenimit, pacientët kishin ndërruar jetë.

Sipas rregullave mjekësore në nenin 272 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, paragrafi 1: “Kontroll i personit të vdekur bëhet, sipas rregullit, më së shpejti 2 orë pas vdekjes në vendin e vdekjes, ndërsa më së voni 12 orë pas denoncimit”. Për këtë shkak trupi i të ndjerit nuk mund të transferohej në morgun e spitalit”, ka sqaruar drejtoresha e spitalit në Manastir.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje se nëse anëtarë të familjes së pacientit dhe personalisht pacientët kanë çfarëdo lloj dyshimi për ndonjë lëshim mjekësor ose për mënyrën e trajtimit mjekësor, të drejtohen në ISHSSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat