Filipçe: Po bëjmë përpjekje që të ulim dhunën në familje

Maqedonia

Filipçe: Po bëjmë përpjekje që të ulim dhunën në familje

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Kriza me Kovid-19 ka goditur të gjitha sistemet shëndetësore. Izolimi gjatë karantinave të gjata kanë rezultuar me rritje të numrit të dhunës në familje.

Çdo ditë regjistrojmë raste të këtilla në ambulancën online në Klinikën për psikiatri, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook, Venko Filipçe.

Bashkë me sektorin joqeveritarë kemi hapur tri qendra për viktimat e dhunës seksuale, në pajtim me Konventën e Stambollit dhe atë në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.

“Dëshiroj që gratë ta dinë se ku mund të drejtohen dhe të marrin ndihmë adekuate profesionale. Ato asnjëherë nuk janë vetëm, përmes institucioneve ata kanë mbështetjen tonë më të madhe”, tha Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat