Spitali “Bogorodica e Vogël” furnizohet me oksigjen

Maqedonia

Spitali “Bogorodica e Vogël” furnizohet me oksigjen

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:33
Spitali “Bogorodica e Vogël”

Ministria e Shëndetësisë që të hënën ka vënë në llogaritje të shtimit të kapaciteteve edhe 100 shtretërit tek Spitali “Malla Bogorodica”. Ndërkaq, punimet në këtë godinë janë në fazën e instalimit të sistemit të oksigjenit dhe pajisjeve tjera të domosdoshme për trajtim të pacientëve me CoViD-19.

“Duhet të instalohet sistemi i oksigjenit, e cila do të jetë gati për disa ditë dhe duhet të sillen pajisje që fizikisht nuk janë aty për momentin. Spitali do të pajiset plotësisht nga privatët me marrëveshje mes tyre, por e rëndësishme është që kjo kovid qendër të jetë të gati deri të hënën”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë

Nga tri Spitalet private Axhibadem Sistina, Zhan Mitrev dhe ReMedika na thanë se përveç rregullimit të pajisjeve, personelin mjekësor do ta angazhojnë nga kuadri i tyre aktual, pa punësime të reja.

Sipas marrëveshjes për partneritet publiko-privat, në këtë kovid qendër tri spitalet private do të angazhojnë 5 mjek, 30 infermerë dhe 8 të tjerë nga personeli spitalor. Por, dy mjekë nga spitalet e shtetit do të angazhohen atje për të organizuar të gjithë punën operative dhe pranimin e pacientëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat