Deputetët e VMRO-DPMNE-së dorëzuan 397 amendamente për Propozim-buxhetin e vitit 2021

Maqedonia

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dorëzuan 397 amendamente për Propozim-buxhetin e vitit 2021

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 16:38
Kuvendi i Maqedonisë

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dorëzoi 397 amendamente në Projekt-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2021, të cilat sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovski, u referohen problemeve dhe sfidave më të mëdha me të cilat ballafaqohet shtetit në periudhën e fundit.

“Domethënë, kemi dorëzuar amendamente në lidhje me krizën shëndetësore të shkaktuar nga Kovid 19, për të cilën ne jemi mbajtës rekord në statistikat e zeza dhe një shembull negativ, si në Evropë dhe më gjerë. Kemi dorëzuar amendamente për testet PCR falas për të gjithë qytetarët, si dhe masa shtesë dhe ndihmë për punonjësit e shëndetësisë, por edhe për punime ndërtimore për ndërtimin e ri dhe rinovimin e reparteve ekzistuese infektive nëpër spitalet në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu kemi dorëzuar amendmanete për të siguruar fonde për të ndihmuar sektorë të tjerë të prekur nga kjo krizë. Ne kërkojmë të sigurojmë fonde për blerjen e kompjuterëve për të gjithë nxënësit në arsimin fillor dhe të mesëm të cilët nuk mund të ndjekin mësimet, si dhe kompjuterë për të gjithë mësuesit dhe profesorët në shkollat ​​fillore dhe të mesme”, tha sot Stojanovski në Kuvend, ku nga dje në Komision për financimin dhe buxhetin është diskutuar për Projekt-buxhetin

Kanë parashtruar amendamente, siç shtoi ai, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, përkatësisht ndryshimet që ne mendojmë se nëse pranohen do të japin rezultate të mëdha në zgjidhjen e problemit më të ndjeshëm dhe me dekada të gjatë në ditët e dimrit, dmth për të zvogëluar ndotjen e ajrit në Maqedoni.

Në propozim buxhetin shtetëror për vitin e ardhshëm janë parashtruar 528 amendamente, Krahas VMRO-DPMNE-së, amendamente kanë dorëzuar edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat