Mbyllen dy lokale, një në Tetovë, një në Gostivar, punuan pas orës 21:00

Maqedonia

Mbyllen dy lokale, një në Tetovë, një në Gostivar, punuan pas orës 21:00

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Pasi inspektorët morën kompetenca për të mbyllur objekte hotelierike dhe gastronomike, këta të fundit kanë shtuar shkallën e respektimit të masave dhe protokolleve shëndetësore. Kjo është konstatuar nga këshilli i inspektoriateve, drejtoresha e së cilës sot njoftoi për ulje drastike të numrit të shkeljeve që janë konstatuar, përkundër rritjes së numrit të kontrolleve që janë realizuar. Magdalena Filipovska Grashkoska, tha se pas gati 1 muaji që nga miratimi i ndryshimeve të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, nga ana e inspektorëve nga 6 shërbime të inspektoriatit janë kryer 10.274 kontrolle dhe 5149 mbikqyrje. Në përputhje me ligjin për mbrojtjen e popullatës, në muajin nëntor inspektorët kanë shqiptuar vetëm 8 denoncime për shkelje 16 autorizime për pagesë dhe 30 vendime, shifra këto që janë më të ulta në krahasim me muajin paraprak.

“Krahasuar me muajin paraprak vërehet rënie e numrit të shkeljeve të protokolleve të Kovidit që dalin nga ligji. Për krahasim, gjatë muajit tetor kur inspektorët nuk kanë pasur autorizim të mbyllin veprimtari për mosrespektim të protokolleve, nga gjithsej 6.963 mbikëqyrje 6123 kontrolleve janë shqioptuar 37 padi penale ndaj objekteve hotelierike që nuk kanë respektuar protokollet, ndërsa në muajin nëntor pas miratimit të ndryshimeve, parregullsi janë konstatuar vetëm tek 5 objekte hotelierike. Edhe përkundër rritjes së numrit të kontrolleve në muajin nëntor, janë konstatuar shumë më pak shkelje të protokolleve që konfirmon se rritja e kompetencave të inspektorateve po jep rezultatin e vetë në respektimin e protokolleve”

Vetëm gjatë javës së kaluar, Inspektorati i tregut ka realizuar 3463 kontrolle dhe 553 mbikëqyrje lidhur me ligjet materiale dhe protokollet shëndetësore për punën e objekteve hotelierike.

Gjatë këtyre kontrolleve janë ngritur 27 padi për shkelje, prej të cilave 2 padi për shkelje janë shqiptuar ndaj objekteve hotelierike, një në Tetovë dhe një një Gostivar. Këto objekte nuk kanë respektuar protokollet dhe kanë punuar pas orës 21:00, për çka u është shqiptuar ndalesë për punë dhe gjobë adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat