Mickoski: Ka tendenca të ndryshohet historia maqedonase

Maqedonia

Mickoski: Ka tendenca të ndryshohet historia maqedonase

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 18:45
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot reagoi ndaj intervistës së kryeministrit Zaev që e dha për median bullgare BGnes.

Sipas Mickoskit, intervista e Zav është skandaloze dhe se paraqet përgatitje për opinionin maqedonas për hapat e mëtejshëm, përkatësisht pranimin e aneksit për Marrëveshjen me Bullgarinë.

“Intervista e Zaevit është hapi i parë drejt heqjes dorë nga pakica maqedonase në Bullgari, ndërsa luftëtarët maqedonas që luftuan kundër okupatorit fashist për shtet të pavarur në Luftën e Dytë Botërore, Zaev i barazon ata me të njëjtin okupator”, tha Mickoski.

Mickoski tha se ka tendencë të ndryshohet edhe karakteri dhe roli i heronjve maqedonas që sipas tij është ndërhyrje dhe falsifikim i historisë maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat