Mickoski: Intervista e Zaevit, skandaloze

Maqedonia

Mickoski: Intervista e Zaevit, skandaloze

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 21:48
Hristija Mickoski

Intervista e kryeministrit Zoran Zaev për agjencinë bullgare të lajmeve është skandaloze, vlerëson kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristija Mickoski. Në intervistë, Zaev mohoi luftën antifashiste të brezave para nesh, por gjithashtu pranoi se në këtë zonë nuk kishte ushtarë bullgarë, por se ata ishin zyrtarë administrativë që kanë punuar me urdhrat e fashistëve.

Gjatë kësaj interviste skandaloze, luftëtarët maqedonas për shtet të pavarur maqedonas që luftuan kundër okupatorit fashist në Luftën e Dytë Botërore janë barazuar me po ata okupatorë. Dhe thotë, se Shkupi, Kumanova dhe Pallanka në të vërtetë u çliruan, e nuk janë skllavëruar’ deklaroi Hristijan Mickoski, kryetarë i VMRO-DPMNE.

Mickoski kujton se ai e paralajmëroi opinionin se përveç marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, ekziston një kërkesë nga pala bullgare për një marrëveshje shtesë ose një aneks të asaj marrëveshje e cila do të specifikojë më saktë, siç thotë shantazhet e fqinjit lindor. Lideri i opozitës paralajmëron se Zaev është i gatshëm për falsifikim të plotë të historisë maqedonase.

Unë jam i shqetësuar se kjo intervistë mund të interpretohet edhe si një hap i parë drejt heqjes dorë nga pakica maqedonase që jeton në vatrat e tyre të lashta te fqinji jonë lindor, e me këtë edhe shkatërrim, anulim brutal të të gjitha vendimeve që gjykatat ndërkombëtare i kanë dhënë deri më tani’ pohoi Hristijan Mickoski, kryetarë i VMRO-DPMNE-së

Ndaj konferencës për shtyp të Mickovskit, reagoi LSDM-ja, duke thënë se gjuha dhe identiteti nuk negociohen dhe se Mickoski përhap histeri, vë pengesa dhe minon pozitat e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat