Ushtria do të sigurojë institucionet shëndetësore, Prilepi pret vendim për karantinë

Maqedonia

Ushtria do të sigurojë institucionet shëndetësore, Prilepi pret vendim për karantinë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 09:43
Foto Ilustrim

Ushtria e Maqedonisë së Veriut prej sot do të kyçet në sigurimin e institucioneve shëndetësore. Pjesëtarët e ushtrisë do të sigurojnë klinikat në Shkup, si dhe spitalet në Tetovë, Manastir, Gostivar, Dibër, Kumanovë, Shtip, Veles dhe qytete tjera.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, pas takimit të djeshëm me ambasadoren britaneze Rachell Galloway, deklaroi se Qeveria e ka dorëzuar kërkesën tek presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe pret që ai ta miratojë.

Sheqerinska tha se mbrojtja e këtillë do të funksionojë me kërkesë të institucioneve shëndetësore.

Ndërsa dje kryetari i Prilepit, Ilija Jovanovski, tha se ka dorëzuar kërkesë që qyteti i Prilepit të futet në karantinë të plotë për shkak të numrit të madh të rasteve të reja.

Zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski, tha se situata në Prilep është alarmante dhe se të premten Komisioni për Sëmundje Infektive do ta shqyrtojë këtë çështje.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Prilep ka 1021 raste aktive. Prilepi është qyteti i dytë me më shumë raste aktive, menjëherë pas Shkupit, i cili ka 10.130.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat