Angellovski: Voziten “Mercedes” dhe “Audi” të paregjistruara, praktikisht këto vetura janë vrasës në rrugë

Maqedonia

Angellovski: Voziten “Mercedes” dhe “Audi” të paregjistruara, praktikisht këto vetura janë vrasës në rrugë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 10:48
Toni Angellovski

Masat që po marrim nga ana e policisë në komunikacion në dy muajt e fundit po prekin qytetarët dhe shpresoj që edhe më shumë do të ndikoj në ndërgjegjësimin dhe atë që kemi si trend zvogëlimin e aksidenteve në komunikacion do të vazhdojë edhe në të ardhmen, tha për “Utrinski Brifing” zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Toni Angellovski.

Angellovski thotë se mosregjistrimi i automjeteve nuk është për shkak të varfërisë.

“Kapim “Audi”, “Mercedes”, “BMW”. Me një automjet të tillë të paregjistruar, pa konfirmim se është teknikisht në rregull, është praktikisht një vrasës rrugor.

Gjoba është dyfishi i asaj që do të paguanit nëse regjistronit automjetin. Ky sanksionim nuk është vetëm masë shtypëse, por edhe një masë parandaluese. Ne së bashku duhet të kontribuojmë në ballafaqimin me parregullsitë në komunikacion”, tha Angellovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat