Nga sot fillon pagesa e pensioneve, ja si mund t’i tërhiqni të hollat

Maqedonia

Nga sot fillon pagesa e pensioneve, ja si mund t’i tërhiqni të hollat

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:56
Ilustrim

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informon se pensionet për muajin nëntor do të fillojnë të paguhen nga sot dhe atë me etapa, me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të pandemisë.

Tërheqja e parave/pensionit përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit dhe atë.

Sot do të kryhet pagesa e pensioneve në lartësi deri më 11 mijë denarë, nesër nga 11,001 deri më 14,000 denarë, të hënën do të paguhen pensionet në lartësi prej 14,001 deri më 18,000 denarë, ndërsa të martën pensionet mbi 18,000 denarë.

Pensionistët të cilët kanë kartelë pagesore në të cilën lëshohen pensionet, paratë mund t’i marin që sot. Paratë mund të tërhiqen në bankomat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat