Karakaçanov: Nuk besoj në intervista, ajo që tha Zaev duhet të dëshmohet në vepër

Maqedonia

Karakaçanov: Nuk besoj në intervista, ajo që tha Zaev duhet të dëshmohet në vepër

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 14:16
Krasimir Karakaçanov

Zv.kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov vlerësoi se intervista e Zoran Zaev për BGNES është thjeshtë një hap i vogël në drejtimin e duhur.

Por gjithsesi sipas tij, ai nuk beson në deklarata dhe intervista por vetëm në atë që ajo që thuhet në dëshmohet në vepër.

Ai tha se për momentin Bullgarisë i nevojiten garanca konkrete, e ato nuk mund të mbështeten vetëm me deklaratë, por nevojitet të nënshkruhet një dokument me shkrim – aneks apo marrëveshje e re.

“Ne duam garanca të qarta se si do të ndryshojë sistemi i tyre arsimor, me afate specifike. Vet procesi i negociatave mund të zgjatë dhjetë vite, por që të pajtohen të fillojmë, na duhet një udhërrëfyes. Duam shumë qartë që ky kusht të futet në marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe të jetë e qartë se mund të ndalojmë procesin në cilëndo kohë, nëse marrëveshja nuk zbatohet”, tha Karakaçanov.

Ai shtoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbrojë interesat e saja kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat