Zakharieva: Bullgaria bllokon Maqedoninë e Veriut për shkak të gjuhës së urrejtjes

Maqedonia

Zakharieva: Bullgaria bllokon Maqedoninë e Veriut për shkak të gjuhës së urrejtjes

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 19:04
Ekaterina Zakharieva

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministrja Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva në intervistë për ‘Efe’ tha se Bullgaria e bllokon nisjen e bisedimeve mes RMV-së dhe BE-së derisa nuk hiqet gjuha e urrejtjes ndaj Bullgarisë.

“Problemi me historinë është interpretimet e gabuara dhe të rreme të ngjarjeve dhe njerëzit kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ngjarjet aktuale dhe kjo krijon gjuhë të urrejtjes dhe fushatë negative kundër Bullgarisë dhe bullgarëve, që është e papranueshme për ne”, thotë Zakharieva.

Në intervistë ajo thekson se Maqedonia e Veriut gjithë këto 30 vite pavarësi ka stimuluar gjuhën e urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe se Bullgaria asnjëherë nuk ka kontestuar shtetin e Maqedonisë dhe as sovranitetin e atij shtetin ose dëshirën për ta quajtur gjuhën ashtu siç dëshiron, por, thotë Zakhareva, kjo nuk duhet të jetë në bazë të gënjeshtrave.

Sipas saj, marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të jenë ashtu siç janë marrëdhëniet që sot i kanë Spanja dhe vendet e Amerikës Latine.

“Merrni shembull Amerikën Latine. Fakti që argjentinasit dhe çileanët flasin spanjolisht nuk do të thotë se nuk janë argjentinas apo çilean. Fakti që për një moment ata kanë histori të përbashkët nuk e zvogëlon sovranitetin sot, përkundrazi, kjo i përafron”, tha Zakharieva.

Sipas saj, zbatimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë është ndaluar pasi RVM është anëtarësuar në NATO dhe se RMV ka përvojë në mosrespektimin e marrëveshjeve.

Zakharieva në intervistë flet se Bullgaria shpreh shqetësimin se RMV ka pretendime territoriale ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat