Sheqerinska: Pozitë shtetërore është se qytetarët e Maqedonisë së Veriut me gjuhën e tyre maqedonase hapërojnë përpara drejt Evropës

Maqedonia

Sheqerinska: Pozitë shtetërore është se qytetarët e Maqedonisë së Veriut me gjuhën e tyre maqedonase hapërojnë përpara drejt Evropës

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 20:51
Radmilla Sheqerinskana

Qëndrimi i partisë, i Qeverisë, i kryetarit Zaev, por edhe pozitë shtetërore është se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian, njoftoi pasdite zëvendëskryetarja e LSDM-së dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinskanë profilin e saj në ‘Facebook’.

Ajo, pas publikimit të kumtesës së partisë përmes të cilës informojnë se partia qëndron prapa qëndrimeve të kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, ka shënuar se pozita shtetërore është se qytetarët e Maqedonisë së Veriut me gjuhën e tyre maqedonase po ecin përpara drejt Evropës, prosperitetit dhe miqësisë me të gjithë fqinjët.

“Çdokush ka të drejtë të mendimit dhe qëndrimit të tij, madje edhe kur vjen pas shumë vitesh heshtjeje. Por qytetarët dhe LSDM-ja, shumë kohë më parë dhe me kohë zgjodhën të ardhme evropiane. Zgjodhën të sjellin vendime të guximshme dhe patriotike, të cilat përfundimisht dhe praktikisht e lëvizin shtetin maqedonas dhe tërë popullin tonë maqedonas drejt përmbushjes së qëllimeve strategjike të NATO-s dhe BE-së. Sot, rezultatet e politikave të LSDM dhe Qeverisë të udhëhequr nga LSDM-ja janë të dukshme në veprim, dhe jo vetëm me fjalë, të shpallura më herët nga LSDM.

Prej atje porositën se fjalimi i sotëm i ish-presidentit, Branko Cërvenkovski, siç thonë, pas shumë vitesh heshtjeje dhe mungesës të pozitës për çështje të rëndësishme shtetërore dhe kombëtare, duhet ta interpretojnë qytetarët. Nëse kjo është marrëdhënie parimore ndaj partisë së tyre dhe anëtarësimit të LSDM-së, do të vlerësojnë anëtarët e LSDM-së dhe qytetarët, theksuan nga LSDM-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat