LSDM: Gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së u mbështetën nga 200 tifozë të Mickoskit

Maqedonia

LSDM: Gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së u mbështetën nga 200 tifozë të Mickoskit

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 09:59
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar në lidhje me protestat e mbrëmshme të OBRM-PDUKM-së për qëndrimet e Zoran Zaevit për çështjen me Bullgarinë.

Nga LSDM thonë se protestat e opozitës nuk janë mbështetur nga më shumë se 200 tifozë të Mickoskit.

“Histeria që e shpërndan Mickoski në tentimin për ta shpëtuar karrigen e tij në pallatin e bardhë, në tentimin për ta bllokuar shtetin, janë fryrë si ballon. Mezi 200 tifozë të humbësit Mickoski i mbështetën gënjeshtrat dhe të pavërtetat që i shpërndan anti-evropiania OBRM-PDUKM”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se Mickoski pësoi debakël në protestat e tij dhe për këtë arsye do të mbetet gjatë në opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat