Ngushtohet rruga regjionale Zhelinë -Grupçin, pronarët e bizneseve kundër. Së shpejti edhe protesta

Maqedonia

Ngushtohet rruga regjionale Zhelinë -Grupçin, pronarët e bizneseve kundër. Së shpejti edhe protesta

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 15:26
Banorët e këtij vendi

Kompanitë dhe personat fizik   të cilët veprojnë në Zonën Indusriale në Zhelinë dhe Grupçin kanë nënëshkruar një peticion kundër ngushtimin të kësaj rruge.

Sot ata në një diskutim edhe me drejtorin e Rrrugëve të Maqedonisë, Ejup Rustemin kanë diskutuar se asfaltimi i rrugës të bëhet në bazë të planit të praparë të vitit 2014 të nënshkruar nga ish kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi.

Sipas tyre ngushtimi i rrugës është në mospërputhje me planet e përcaktuara duke kërcënuar dhe dëmtuar rëndë veprimtaritë e bizneseve përkatëse. Ata u shprehen se nëse do të jetë e rrugës do të investojnë edhe vet vetëm e vetëm që rruga të jetë me të gjitha standardet e parapara sipas planit të vitit 2014.

Ata edhe para drejtorit të Fondit të Rrugëve, Ejup Rustemit  u shprehen se ngushtimin e rrugës do ta bllokojnë me të gjitha forcat e mundshme si protestë dhe bllokim të rrugës deri në realizimin e projektit të miratuar në vitin 2014.

Kopmantinë që kanë nëshkruar janë: Vezë Sharri, Kipper, Aldako, Adidas, Golec Trans, Liberta, Zeteks, BESA. HIlding, Burim Trans, Florens, Fako dhe disa persona fizik. 

Ndryshe Zona Industriale në Zhelinë  është një ndër zonat më të zhvilluara në Maqedoninë e Veriut, ku komuna e Zhelinës ka zbutur edhe papunësinë por edhe është bërë qendër e bizneseve ku ka tejkaluar edhe zonat tjera ekonomike.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat