Gjendja me Covid-19 po stabilizohet, s’ka nevojë për shtrëngim të masave

Maqedonia

Gjendja me Covid-19 po stabilizohet, s’ka nevojë për shtrëngim të masave

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 15:29
Foto Ilustrim

Shifrat shpresëdhënëse të muajit të fundit tregojnë se beteja e mjekëve dhe pacientëve po avancon ndaj virusit korona. Ministri Filipçe tha piku i valës së vjeshtës është regjistruar të martën e kaluar kur brenda një dite kishte 1,407 të infektuar dhe se gjendja tani ka nisur të stabilizohet. Ndonëse mbetemi në vendin e 8-të në botë me shifrat pozitive në incidencë për 1 milion banorë, diferenca e të shëruarve është ngushtuar në më pak se 10%. Ministri Filipçe shprehet optimist se shifrat aktuale janë stabilizuar dhe me masat aktuale restriktive pritet në vijim të ulën, meqenëse vdekshmëria për muajin nëntor ka dyfishuar rastet që humbën jetën.

 Numri i rasteve të reja është ngadalësuar, praktikisht jemi në nivelin e një rrafshnalte pas periudhës prej 2 deri 4 javë ku rritja të diagnostikuarve pozitiv ishte e shpjete. Kjo është dëshmi se faktori R-0 i përhapjes së infeksionit dukshëm është zvogëluar. Sipas vlerësimeve tona 1 është koeficienti në këtë periudhë. Për fat të keq rritje ka tek rastet e vdekjes, si në nivel botëror ashtu edhe te ne”-tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Megjithatë, orë policore nuk do të ketë. Për karantinën e kërkuar nga kryetari i Prilepit, ministri Filipçe tha se nesër do të zhvilloj takim, por me gjasë nuk do ketë masa restriktive. Kreu shëndetësisë tha se pas orës 21 objektet gastronomike mbyllen dhe rreziku potencial është te ndejat familjare.

 Ka rekomandim mos të ndodh e as mos të organizohen, prandaj shumica e masave efektive bien në vetëdijen e qytetarëve se duhet të respektohen. Nuk kishte mundësi të ndalohen me ligj sepse ishte kundër kushtetuese kur ndryshuam Ligjin për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse. Në këtë kuptim, masa të reja shtesë nuk planifikojmë sepse afër 2/3 e qyteteve ka ulje serioze të incidencës në disa javë të fundit. Mbetet kritike situata në Kumanovë, Shtip, Prilep, Manastir dhe Shkup”-pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Përqindja e rasteve aktive të hospitalizuar mbetet 6,7% që sipas autoriteteve është e ulët dhe nuk mbingarkon kapaciteteve spitalore, në të cilat në nivel shteti ka të shtruar më pak se 1300 pacient.

Afër 1,500 shtretër për pacientë me covid-19 posedohen në nivel shteti, prej tyre 500 vetëm në Shkup.

Nga e hëna edhe 100 shtretër nga tri spitalet private do të shtohen në spitalin “Malla Bogorodica”

Nëntori ishte inkurajues edhe shifrat e pacientëve të shëruarve si në kurim shtëpiak ashtu edhe në mjekim spitalor. Java fundit shënoi një rritje prej 45% të shëruarve në krahasim me javën paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat