Ministri Filipçe për vizitë në Prilep, do të bisedohet për gjendjen epidemiologjike në qytet

Maqedonia

Ministri Filipçe për vizitë në Prilep, do të bisedohet për gjendjen epidemiologjike në qytet

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 13:21
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot do të jetë për vizitë në Prilep ku do të bisedojë me kryetarin e Komunës së Prilepit, Ilija Jovanovskit për gjendjen aktuale me coronavirusin.

Pas rritjes së numrit të të infektuarve, Jovanovski kërkoi masa kufizuese shtesë në qytet.

Ministri dje në konferencë për shtyp tha se gati dy e treta e qyteteve ka ulje të rasteve të reja, ndërsa qytetet me gjendje kritike mbeten Kumnaova, Shtipi, Prilepi, Manastiri dhe Shkupi.

Vlerësimi i epidemiologëve, siç theksoi ministri, është se momentalisht nuk nevojiten masa kufizuese shtesë në Prilep dhe Manastir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat