Filloi protesta e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Filloi protesta e OBRM-PDUKM-së

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 13:57
Protesta

Filloi protesta e dytë në këto tre ditët e fundit e partisë më të madhe opozitare që vjen si reagim ndaj deklaratës së Zoran Zaevit për çështjet me Bullgarinë.

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Zaevit për shkak të politikave kundër maqedonasve dhe pranimit të kushteve të Sofjes që janë fshirja e identitetit dhe historisë maqedonase.

Me automjete sot nga sallat sportive Jane Sandanski dhe Boris Trajkovski dhe përfunduan para Qeverisë.

Para Qeverisë fjalim pritet të ketë Hristijan Mickoski, ndërsa përveç Shkupit, protesta ka edhe në disa qytete tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat