Regjistrohen mbi një mijë raste në Maqedoni, humbin jetën 41 pacientë

Maqedonia

Regjistrohen mbi një mijë raste në Maqedoni, humbin jetën 41 pacientë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.127 testime dhe janë regjistruar 1.022 raste të reja.

Prej rasteve të reja 463 janë në Shkup, 30 Kumanovë, Dibër 6, Shtip 28, Prilep 68, Tetovë 29, Strugë 21, Veles 47, Manastir 48, Ohër 28, Kavadar 26, Gostivar 66, Gjevgjeli 4, Strumicë 26, Kërçovë 36 dhe më pak në qytetet më të vogla.

Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 680 pacientë të shëruar dhe 41 pacientë të vdekur. Prej pacientëve të vdekur, 17 janë nga Shkupi, dy nga Prilepi, dy nga Velesi, tre nga Manastiri, katër nga Ohri, një nga Kavadari, katër nga Gostivari, tre nga Strumica, një nga Radovishi, një nga Koçani, një nga Probishtipi, një nga Vallandova dhe një nga Vallandova.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 60.723 pacientë, prej të cilëve 37.505 janë shëruar dhe 1.699 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 21.519 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat