Në spitalet e Maqedonisë po mjekohen 813 pacient nga COVID-19

Maqedonia

Në spitalet e Maqedonisë po mjekohen 813 pacient nga COVID-19

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në spitalet në vend raportohet se trajtohen gjithsej 813 pacientë pozitivë ose të dyshuar ndaj coronavirusit. Sipas raporteve të spitaleve të cilat mbërrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në Spitalin në Manastir trajtohen 73 pacientë pozitivë ose të dyshuar ndaj Covid-19, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në Spitalin në Shtip trajtohen 32 pacientë. Në Repartin Infektiv në Tetovë ka 45 pacientë, në Veles 58 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 113 pacientë pozitivë ose të dyshuar ndaj Covid-19. Në qendrën kovid në Ohër trajtohen 100 pacientë, në Prilep 118, në Gostivar 59, ndërsa në Strugë 32 të sëmurë.

Në Spitalin në Strumicë trajtohen 64 pacientë, në Koçan 15, në Kërçovë 22-, në Kavadar 39, ndërsa në Gjevgjeli 15 persona pozitivë ndaj coronavirusit. Duke pasur parasysh se numrat ndryshohen nga ora në orë, sipas pranimeve dhe lëshimit të pacientëve nga spitalet.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar ndaj coronavirusit të cikët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend është 1.282 dhe ka rreth 190 shtretër të lirë në qendrat kovid. Gjatë ditës po bëhen edhe lëshime nga spitali të pacientëve të shëruar me çfarë do të lirohen shtretër shtesë.

Edhe krahas fluksit të madh të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë, kapacitetet e reparteve kovid do të zgjerohen në mënyrë shtesë, qëndron në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat