“Kompromisi Shkup-Sofje, pasi të njihet historia”

Maqedonia

“Kompromisi Shkup-Sofje, pasi të njihet historia”

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 17:05
Jorgos Kristidis

Njohësit e marrëdhënieve mes Shkupit e Athinës vlerësojnë se Marrëveshja e Prespës nuk po zbatohet me ritmin e parashikuar. Sipas profesorit grek, Jorgos Kristidis në disa sfera ka vonesa, e në disa të tjera ngecje. Kristidis thekson rëndësinë e zbatimit të paktit për të dyja palët, në mënyrë që kur Shkupi t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE, Athina të mos e pengojë, ashtu siç po e pengon tani Sofja.

“Zbatimi nuk po bëhet aq shpejtë sa duhej, lidhur me një sërë çështjesh. Së dyti, ka çështje që duhet patur më shumë progres sesa të tjerat, si për shembull bashkëpunimi në sektorin energjetik. Ka çështje të tjera ku ka stagnim, si për shembull çështja me ndryshimin e teksteve të historisë. Është një pasqyrë e përzier lidhur me zbatimin e marrëveshjes. Ajo që është e qartë është se nuk ka vendosmëri të mjaftueshme politike në mënyrë që t’i jepet shtysë zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, bazuar në atë që është dakorduar me Marrëveshjen e Prespës- deklaroi Jorgos Kristidis, Profesor

Ditë më parë, ministri i jashtëm alternativ e Greqisë, Miltijadis Varviciotis i kishte bërë thirrje Maqedonisë së Veriut të vazhdojnë me plotësimin e kritereve për fillim të negociatave, duke theksuar në veçanti nevojën për zbatim të tërësishëm të Marrëveshjes së Prespës. Por Ministria e Jashtme pretendon se obligimet e marrëveshjes po zbatohen.

Ministira e Jashtme
“Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria e Greqisë po zbatojnë me sukses detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës, në funksionin e së cilës ekziston një komunikim i rregullt dhe i vazhdueshëm midis dy vendeve. Duhet të kihet parasysh se aktivitetet që zbatohen në një masë të konsiderueshme varen nga situata komplekse e imponuar nga kriza me pandeminë, që shpeshherë pengojnë që agjenda e planifikuar të realizohet në kohën e duhur”

Ndonëse Marrëveshja e Prespës është bazë unike për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha sferat, në praktikë nuk ka pasur ndonjë përmirësim. Rezultat nuk ka dhënë as Komisioni i posaçëm për markat tregtare e as komisioni i përbashkët ndër-disciplinor, detyrë e të cilit ishte rishikimi i teksteve shkollore, brenda një viti nga arritja e marrëveshjes. Palët ende nuk i kanë harmonizuar propozimet, respektivisht vërejtjet rreth sistemeve arsimore dhe vonesat i arsyetojnë me zgjedhjet në dy vendet dhe pandeminë. Komisioni u takua online më 19 tetor, kur për shkak të përbërjes së re të palës greke, bëri vetëm analizë të punës së deritanishme dhe plan se si të vazhdojë më tej. Takimi i ardhshëm, i shtati me rend, pritet të mbahet poashtu “online” kah mesi i dhjetorit.A

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat