OBRM-PDUKM kërkon nga Zaevi të tregojë se me kë negocion në takim të fshehta në Sofje

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon nga Zaevi të tregojë se me kë negocion në takim të fshehta në Sofje

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 17:29
OBRM

OBRM-PDUKM nëpërmjet një njoftimi thotë se “këtë fundjavë në Sofje mbahen takime të fshehta mes përfaqësuesve qeveritarë të Maqedonisë dhe Bullgarisë”.

“Këtë deri tani Zaev nuk e mohoi. Sipas infromacioneve tona, bisedohet për marrëveshjen për gjuhën, historinë, identitetin dhe heronj maqedonas me çka përfaqësuesit e Maqedonisë janë dakorduar të lëshojnë në linjat e kuqe dhe t’i pranojnë kërkesat e Bullgarisë”, thonë nga kjo parti

Së shpejti mbahet Konventa e Shitjes dhe Marketingut 'Suksesi është qëllimi yt'

Zaev: Në Bashkimin Evropian do të anëtarësohemi si maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase

Ata shtojnë se Zaev i shet interesat shtetërore në takime të fshehta.

“I bëjmë thirrje Zaevit dhe Qeverisë së tij në ikje të mos bëjnë dëm dhe se asnjë marrëveshje e dëmshme nuk do tv kalojë dhe nuk do të pranohet nga OBRM-PDUKM. Maqedonia s’është në shitje”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat