Maqedoni: Vazhdon debati i Kuvendit për propozim-buxhetin për vitin 2021

Maqedonia

Maqedoni: Vazhdon debati i Kuvendit për propozim-buxhetin për vitin 2021

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Në Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet vazhdon debati për Propozim-Buxhetin për vitin 2021. Seanca është paralajmëruar për ora 11:00.

Debati mbi propozim buxhetin për vitin 2021 filloi javën e kaluar. Ministri i Financave Fatmir Besimi para deputetëve derisa prezantoi Propozim-Buxhetin tha se ka tre qëllime thelbësore: përforcimi i sistemit shëndetësor, mbështetje për stabilizim ekonomik dhe funksionim të institucioneve shtetërore si dhe mbështetje të reformave që ndërlidhen me gjyqësorin dhe integrimin e vendit.

Qeveria e miratoi Propozim-buxhetin javën e kaluar më 11 nëntor, ndërsa ministri i Financave ditën tjetër më 12 nëntor e dorëzoi në Kuvend, duke ia dorëzuar zyrtarisht kryetarit të dhomës legjislative, Talat Xhaferi.

Të ardhurat e buxhetit parashikohen në 212.6 miliardë denarë ose 8.3 përqind më shumë se ribalanci i dytë i buxhetit për vitin 2020. Shpenzimet për vitin 2021 janë parashikuar në nivel prej 247.5 miliardë denarë ose 2.1 përqind më të ulëta se shpenzimet e parashikuara në buxhetin e dytë shtesë për vitin 2020. Deficiti buxhetor është parashikuar në nivelin 34.8 miliardë denarë ose 4.9 përqind të BPV-së, që është 3.6 pikë përqindje më pak se deficiti buxhetor i parashikuar për vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat